“Mos i jepni vëmendje”/Ylli dhe Big Basta bisedojnë për Big Mamën
Pas një ditë goxha të ngarkuar në fermë më debate, agravime dhe keqkuptime fermerët vendosin të bashkëpunojnë. Diçka që fermerët i lidh dhe të gjithë bashkëveprojnë janë punët për të mirën e fermës dhe bashkëjetesës së bashku. Të veshur me uniforma pune dhe me vegla nëpër duar të gjithë fermerët janë drejtuar drejt stallave. Megjithatë as në këtë situatë pune dhe lodhje nuk ka kaluar pa kunja, komente dhe ironi.
Ka qënë Ylli ku pas debatit të Elinarës dhe Big Mamës i është drejtuar duke thënë “mos i jepni shumë vëmendje Big Mamës”. Nga ana tjetër Big Basta është shprehur se nuk i intereson fare kjo situatë dhe nuk ka dëshirë të jetë pjesë e saj. Më vonë të gjithë kanë filluar punët duke treguar dhe një herë frymën e bashkëpunimit mes tyre. Big Mama nga ana tjetër ka ironizuar grupin tjetër duke u shprehur “nuk ka asgjë që ajo nuk mund bëj”, duke treguar dhe një herë se ajo është finalistja e parë dhe askush nga ata nuk mund ti bëjnë asgjë.
Në fakt edhe pse është fundi konkrueca mes fermerëve po fillon të ndihet çdo ditë edhe më shumë, ku të gjithë nuk hezitojnë të ngrenë debate si edhe herë pas here të ironizojnë njëri-tjetrin.