loading

“Mos bëj si gangster”/Andrea-Big Bastës: Më shurdhon kur flet

Pas përfundimit të punëve në stallat e fermës, fermerët  e shtëpisë së fakirit kanë gjetur çaste qetësie nën rrezet e diellit, duke shijuar një kafe të ngrohtë dhe atmosferën e relaksuar që ka karakterizuar mëngjesin e sotëm. Në qendër të vëmendjes ka qenë sërish Big Basta, i cili, përveç punës në mëngjes dhe përkujdesjes ndaj kafshëve, ka marrë përsipër edhe përgatitjen e drekës për veten dhe bashkëfakirët Andrea, Keisi dhe Nur. Një gjest që tregon shpirtin e tij bashkëpunues dhe dëshirën për të mbajtur gjallë frymën e solidaritetit mes tyre.

Teksa dita ecte në qetësi, harmonia u pasurua edhe me një moment të ndjerë: në sfond u dëgjua kënga e këngëtares Vesa Luma bashkëshortja e Big Bastës. Fermeri nuk hezitoi ta shoqërojë me zë, duke kënduar pjesë nga kënga dhe më pas shprehu publikisht emocionin e tij:
“Të dua, e di se ti po shikon Fermën, ndërsa djali ka shkuar në shkollë”, – u shpreh ai mes ndjeshmërisë dhe mallëngjimit, duke përcjellë një përshëndetje të ndjerë për familjen e tij që e ndjek nga shtëpia. Por ky moment emocional u pasua nga një shkëndijë tensioni. Me humor dhe ironi, Big Basta iu kthye Andreas duke thënë: “Na fal, Andrea, se të prishëm veshët me këtë këngën gangster.” Andrea, pa e zgjatur, reagoi shkurt: “Më shurdhon duke të të dëgjuar.”

Një ndërrim i papritur toni që zbulon se, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur harmoninë, dinamika mes fermerëve të shtëpisë së fakirit mbetet e brishtë dhe nën presionin e qëndrimit në kushte më të vështira. Situata u shoqërua nga vendosja e këngës së vetë Big Bastës në sfond, duke shtuar kontrastin mes emocioneve personale dhe reagimeve të bashkëfermerëve. Nëse kjo ishte një moment kalimtar humori apo fillimi i një tensioni më të thellë, mbetet për t’u parë në orët në vijim.