Momente të lumtura në Fermë, Andrea dhe Andueli lahen në pishinë
Pas një sfide intensive dhe plot kreativitet, të dy grupet e fermerëve kanë përfunduar me sukses ndërtimin e ambienteve verore me tematika plazhi dhe kampingu. Fermerët dhanë maksimumin në këtë sfidë të organizuar nga Agai në bashkëpunim me Megatek dhe puna e tyre u shpërblye në mënyrën më të bukur të mundshme: me një pishinë gati për t’u shijuar!
Të parët që u hodhën në ujë ishin Andrea dhe Andueli, të cilët vendosën të festojnë arritjen e sfidës me një zhytje freskuese. Mes të qeshurave dhe momenteve argëtuese, dyshja u duk e çliruar dhe shumë e lumtur, duke treguar se edhe në kushte sfiduese, puna në grup dhe bashkëpunimi sjellin kënaqësi të vërtetë.
Ky moment relaksi vjen si një shpërblim i merituar për të gjithë fermerët, të cilët jo vetëm që treguan kreativitet dhe përkushtim, por edhe shpirt gare e bashkëpunimi gjatë gjithë procesit.