loading

Momente të bukura në Fermë, Andueli këndon me kitarë; e shoqërojnë fermerët e tjerë

Pasdite e këndëshme në Fermë, Andueli dhe Erandi luajnë në kitarë, ndërsa fermerët i shoqërojnë duke kënduar. Nën tingujt e këngës “eja eja lule borë…”, Andueli ka dhuruar një super performancë me kitarën e tij. Bashkë me Anduelin këndojnë edhe Erandi, Big Mama, Frederiku dhe Andrea. Të gjithë së bashku, njëzëri këndojnë e shijojnë atmosferën teksa po rrinë në oborr.