loading

Momente qesharake në Fermë; Frederiku, Andueli dhe Andrea këndojnë me njëri-tjetrin

Pas debateve dhe tensioneve të shumta, fermerët e “Ferma VIP” kanë sjellë më në fund një moment të lehtë dhe të këndshëm për veten dhe publikun. Në qendër të vëmendjes këtë herë ishin Frederiku, Andueli dhe Andrea, të cilët krijuan një atmosferë plot energji pozitive me këngë, kitare dhe shumë humor.

Frederiku mori në dorë kitarën dhe nisi të luajë disa akorde, ndërsa Andueli dhe Andrea iu bashkuan me improvizime plot humor. Zëri dhe energjia e tyre u kthyen në një mini-koncert të papritur që bëri të qeshnin jo vetëm fermerët, por edhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Frederiku, me stilin e tij të veçantë, solli një ritëm që ngjalli atmosferën në fermë. Andueli surprizoi me vargje të improvizuara dhe batuta spontane që shkaktuan të qeshura. Dhe, Andrea nuk mbeti pas, duke ndërthurur këngën me mimika dhe koreografi argëtuese që e bënë performancën edhe më unike.

Ju Rekomandojmë