loading

Moderatorja Luana Vjollca hap natën e 18-të live, diva shqiptare në rolin e opinionistes në Ferma Vip 2; çfarë do të ndodhë sonte

Ka nisur me surpriza spektakli i sotëm i Ferma Vip2. Këtë herë në krah të Luanës, nuk ka qenë dyshja e zakonshme e opinionistëve Zhaku dhe Kastro, pasi ky i fundit mungon.

Por ajo që e zëvendëson është një yll i vërtetë i artit dhe ekraneve shqiptare. Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismajli ndodhet sonte në studion e Ferma Vip krah Luanës dhe Zhakut, në rolin e opinionistes.

Ndërkohë, moderatorja Vjollca e ka prezantuar ashtu siç vërtetë i ka hije Zhakut dhe Adelinës: si një diamant i vërtetë.

E pyetur nga moderatorja nëse në të ardhmen e sheh veten si një fermere, këngëtarja dha një përgjigje pozitive duke lënë të hapur mundësinë për tu bërë pjesë e këtij spektakli.

Adelina vetëm pak muaj më parë ka qenë në rolin e anëtares së jurisë në Albania’s Got Talent, ku do të vijojë të jetë edhe në sezonin e ardhshëm të këtij superspektakli që pritet të nisë pas pak muajsh.

Më tej, Luana na bëri të ditur që sonte Ferma “do të digjet”, pasi një dasëm pritet të ndezë arenën.

Ju Rekomandojmë