“Mirëmëngjesi princesh”/Big Basta përgatit kafe për veten dhe Elinarën
Një mëngjes i qetë dhe plot ngrohtësi ka zbritur mbi fermën ku ndodhen Big Basta dhe Elinara. Big Basta është zgjuar herët për të nisur ditën me një ritual të thjeshtë, por kuptimplotë përgatitjen e kafes së mëngjesit për veten dhe Elinarën.
Me një buzëqeshje të lehtë dhe një filxhan kafeje në dorë, ai i është drejtuar Elinarës me fjalët “Mirëmëngjes, princeshë,” duke dhuruar një moment të ëmbël të miqësisë së dy fermerëve . Ky gjest i vogël, por plot dashuri, tregon anën e ndjeshme dhe të kujdesshme të Big Bastës, larg skenës së muzikës.
Pas këtij momenti simbolik , fermeri i ditës është zhvendosur në verandën e fermës ku e priste Dardani qeni i besueshëm i fermës. Big Basta është kujdesur me përkushtim për të, duke e ushqyer dhe përkëdhelur me dashuri.
Kjo skenë e mëngjesit në fermë ka sjellë një atmosferë paqeje, dashurie dhe thjeshtësie që rrallëherë shihet në jetën e përditshme të fermerëve. Nga e gjitha kjo sekëne por jo vetëm Big Basta, duket se nuk është vetëm një reper i talentuar, por edhe një burrë me zemër të madhe.