loading

“Mirëmëngjes shqiptarë”, fermerët nisen drejt stallës

Pas ndarjes së detyrave nga kryefermerja e kësaj jave, Big Mama, jeta në fermë ka hyrë menjëherë në ritmin e saj të zakonshëm. Pa humbur kohë, fermerët kanë nisur angazhimin në punët e tyre përkatëse, duke reflektuar një organizim të qartë dhe vullnet për të përballuar sfidat e ditës. Roni, Ylli dhe Frederiku janë drejtuar nga stalla, ku kanë nisur rutinën e përkujdesjes ndaj kafshëve të fermës. Me një përshëndetje simbolike “mirëmëngjesi shqipëtarë” ndaj publikut, ata kanë dhënë shenjën e një lidhjeje të ngushtë dhe respekti që e karakterizon këtë edicion të fermës. Roni ka marrë përsipër pastrimin e stallës, një punë që kërkon përkushtim dhe kujdes, ndërkohë që është ndihmuar nga Ylli, i cili ka nisur menjëherë të hedhë bar për lopët. Ndërkohë, Frederikut i është besuar “misioni i vezëve”, ku ka kërkuar dhe mbledhur vezët, si dhe ka ushqyer pulat e fermës. Në të njëjtën kohë, Ylli është kujdesur edhe për gomarin e fermës Ozi, të cilin e ka nxjerrë nga stalla, duke i dhënë ujë dhe ushqim, një tjetër shembull i përkushtimit që fermerët tregojnë çdo ditë ndaj kafshëve të tyre. Punëve në stallë j’u është bashkuar edhe fermer Andueli ku ka nisur duke hedhur ujë për të gjitha kafshët e fermës. Me përkushtim, koordinim dhe një atmosferë pozitive, dita ka nisur mbarë në fermë, nën drejtimin e Big Mamës dhe energjinë e mirë të gjithë banorëve.