Mes Andreas, Yllit dhe Anduelit; ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2
Andueli është finalisti i katërt i Ferma VIP 2.
Ai ishte fermeri më i votuar nga publiku pas hapjes së televotimit, ku në garë ishin edhe Andrea dhe Ylli, të cilët do të përballen në një sfidë për të ëprcaktuar finalistin e pestë.
Kujtojmë që më herët u eliminua Elinara nga Ferma Vip 2.
Pjesë nga biseda:
Luana: Më lejoni të ndaj me ju emrin. Finalisti i katërt i Ferma VIP 2 është Andueli.
Andueli: Falenderoj të gjithë shqiptarët. Për shpirt do të doja që të ishet Andrea finalisti i katërt. Fitoftë më i miri.
Luana: Vetëm pas pak Yllin dhe Andrean i pret një sfidë.