loading

“Meqë e nise mbaroje…”/Fermeret pastrojnë kuzhinën

Puna në fermë ka vijuar me përkushtim në fermë, ku fokusi është përqendruar në kuzhinë. Fermerët janë mobilizuar nën drejtimin e kryefermerit të javës, Anduelit, i cili ka shpërndarë detyrat me kujdes dhe përpikmëri.

Në qendër të veprimit këtë herë është kuzhina, aty ku Big Mama, Nenna dhe Ylli po angazhohen maksimalisht për të siguruar që gjithçka të jetë në rregull për vaktin e radhës dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Nenna është përfshirë me energji në gatimin për të gjithë fermerët e fermës, duke u kujdesur që të përgatisë një ushqim të ngrohtë dhe të shijshëm. Ajo po shfaq edhe një herë anën e saj të përkushtuar dhe të organizuar në kuzhinë.

Ndërkohë, Big Mama po merret me pastrimin e ambientit, duke u siguruar që çdo sipërfaqe dhe pajisje të jetë e pastër dhe e sistemuar. Ylli, nga ana tjetër, është në një detyrë më teknike kullimin e qumështit, proces që kërkon vëmendje dhe durim. Ndërsa në kuzhinë punohet me përkushtim, pjesa tjetër e fermerëve është e shpërndarë në punët e tjera të fermës. Ritmi i ditës është i qetë, por i ngjeshur  dhe harmonia për momentin duket se po ruhet.

 

Ju Rekomandojmë