loading

Mëngjesi në Fermë: Big Basta dhe Frederiku diskutojnë lojën dhe lidhjet në Ferme

Mëngjesi ka lindur në fermë, ndërsa dy nga fermerët e parë që janë zgjuar janë Big Basta dhe Frederiku. Me një kafe të ngrohtë në duar, ata kanë ulur në verandë për të diskutuar mëngjesin dhe lojën që po zhvillohet mes tyre. Big Basta: “Ti e ndjen se je lojtar i fortë,” ka thënë ai, duke vënë në dukje që Frederiku ka një prani të fortë në lojë.

Frederiku me qëndrimin e tij të qartë, është përgjigjur: “Unë nuk kam frikë, ky është ndryshimi midis meje dhe këtyre,” duke nënkuptuar se, ndryshe nga disa lojtarë të tjerë, ai nuk është i trembur nga nominimet apo sfidat që vijnë. Big Basta, me një ngërdheshje të vogël, ka vazhduar: “Këta të dy e kanë ndier gjithmonë frikën kur kanë qenë në nominim.” Ai është duke iu referuar Andrean dhe Anduelin, dy prej lojtarëve që, sipas tij, nuk mund të qëndrojnë të qetë kur janë në rrezik.

Por, ndërkohë që biseda lëviz nga një temë në tjetrën, Big Basta i ka dhënë edhe një koment për Elinrën, një tjetër personazh që ka shkaktuar një debat të fortë me fermerin Anduel : “Po edhe Elinra po ja fuste kot në debatin e mbrëmshëm”. Frederiku :“Fjala ofendon pa dashje,” ka thënë ai, duke pasur parasysh ndikimin që komentet e forta mund të kenë mbi marrëdhëniet mes lojtarëve.