Mëngjesi më pozitiv në fermë,Erandi zgjon fermerët me kafe, Andueli ndez atmosferën me çifteli!
Një mëngjes ndryshe ka zbardhur sot në fermë, ku dita ka nisur me energji pozitive, harmoni dhe shumë dashamirësi mes fermerëve. Protagonisti i këtij zgjimi të veçantë ishte fermeri Erandi, i cili vendosi të surprizojë të gjithë femerët që në orët e para të mëngjesit.
Erandi është zgjuar herët dhe ka dalë nga shtëpia e Njëshit për të nisur përgatitjen e kafeve në kuzhinën e fermës. Me një gjest shumë të bukur dhe simbolik, ai ka përgatitur kafe për çdo fermer dhe ka shkuar krevat më krevat, duke i zgjuar me një “mirëmëngjes” dhe një filxhan kafeje në dorë. Ndërkohë, në fermë ka mbërritur edhe kryfermerja e javës, Ester, e cila ka marrë menjëherë rolin e saj duke ndihmuar në zgjimin e fermerëve dhe organizimin e ditës. Një moment me nota humori ka ndodhur gjatë kohës ku kryefermerja Ester përpiqej të zgjonte fermerët, Ylli dhe Andueli trembën fermeren gjatë kohës që ajo i zgjonte. Kryefermerja mori frerët në dorë ku pasi i zgjoi të gjithë fermerët ajo nisi dhe të ndaj punët për secilin. disa i caktoi në stalla dhe disa të tjerë në ambejentet e mbrëndhsme të fermës.
Por surprizat nuk kanë përfunduar këtu! Fermeri Anduel ka zgjedhur të sjellë një tjetër frymë pozitiviteti të mëngjesit në fermë duke marrë çiftelinë dhe krijuar një atmosferë të gëzueshme, me tinguj tradicionalë që e bënë edhe më të veçantë fillimin e ditës. Në fermë po vërehen nota pozitiviteti dhe bashkëpunimi një ditë që premton shumë, e nisur me dashuri, muzikë dhe kafe.