loading

Mëngjes pune në fermë: Limi nis i pari, Elinara puth gomarin Ozi, Big Basta përshëndet kafshët.

Me urdhrin e kryefermeres së javës, Ester, dita ka nisur me intensitet të plotë në fermë. Pas ndarjes së detyrave të mëngjesit, çdo fermer është angazhuar në punën e vet, duke treguar përkushtim dhe bashkëpunim. I pari që mori iniciativën ishte Limi, fermeri i shtëpisë së fakirit, i cili është nisur menjëherë drejt stallave. Ai ka nisur me pastrimin e hapësirave dhe ushqimin e kafshëve, duke treguar seriozitet dhe gatishmëri për punë .

Për t’i ardhur në ndihmë, në stallë janë bashkuar edhe Big Basta, vetë kryefermerja Ester dhe Elinara. Të gjithë së bashku, kanë vazhduar me punët e përditshme, duke u kujdesur me përkushtim për kafshët e fermës. Një nga momentet më të ëmbla të mëngjesit ishte ai i Elinarës, e cila, teksa kujdesej për pulat, u dëgjua duke i thirrur me përkëdheli, ndërsa në një moment dashurie të pastër, ajo e “mbyti në puthje” gomarin më të dashur të fermës, Ozin.

Nga ana tjetër, Big Basta e nisi ditën me humor, duke përshëndetur kafshët: “Mëngjesi o kingi!” Ky bashkëpunim dhe atmosfera pozitive që është krijuar në stallë e tregojnë qartë se dinamika mes fermerëve po bëhet gjithnjë e më e fortë,si edhe kryefermerja Ester duket sikur po bën një punë goxha organizative në fermë.

 

Ju Rekomandojmë