“Mëngjes me shaka në fermë! Erandi dhe Big Basta në mision për të trembur Big Mamën”
Një tjetër mëngjes plot humor dhe skena të papritura ka zbardhur në fermë! Teksa dielli sapo kishte lindur dhe të gjithë fermerët ishin ende në gjumë të thellë, dyshja Big Basta dhe Erandi i kaploi energjia dhe dëshira për të nisur ditën… me pak rrëmujë!
Në përpjekje për t’i zgjuar të tjerët, të dy nisën të shpërndajnë bateritë e mëngjesit për secilin, por nuk mjaftuan me kaq. Ata kishin një plan të veçantë për Big Mamën. Me hapa të qetë, Erandi i afrohet shtratit të saj dhe, në stilin e tij plot shaka, tenton ta “puthë” për ta trembur. Por Big Mama nuk bie në grackë aq lehtë –reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe komi: u tremb, por nuk e pranoi, duke i bërë me shaka: “Mos më tremb me këto!”
Atmosfera u mbush me batuta mes fermerëve. Mes të qeshurash, Erandi i thotë Big Mamës : “Si luan fluturore ti! Sa inat me kishe moj!”duke nxitur edhe më shumë të qeshura dhe thumbime..
Pas kësaj zgjimi energjik, dyshja u vendos në verandën e fermës për të shijuar kafen e mëngjesit, duke komentuar ngjarjet dhe duke nisur ditën me humor të mirë.
Ferma është plot energji kur ka personazhe si Erandi dhe Big Basta, çdo mëngjes është një episod më vete!