Mëngjes me humor në fermë, fakirët nisin ditën me batuta dhe kafe
Një tjetër ditë ka nisur në fermën e famshme ku fermerët e “shtëpisë së fakirit” vijojnë të përshtaten me ritmin e jetës së thjeshtë. Mëngjesi ka gjetur Erandin, Frederikun, Esterin dhe Ekinarën të zgjuar dhe të mbledhur rreth një kafeje të përbashkët, një zakon që po kthehet në moment bashkimi për ta.
Atmosfera këtë mëngjes ishte më pozitive se zakonisht, falë batutave dhe barcaletave të Erandit dhe Frederikur. Të dy fermerët, që prej ditëve të para kanë krijuar një lidhje të veçantë miqësore, nuk kanë kursyer humorin, duke sjellë të qeshura në fytyrat e fakirëve të tjerë të . Bisedat e lehta, të shoqëruara me gotat e kafes, kanë qenë një mënyrë perfekte për të nisur ditën mes vështirësive të jetës në fermë.
Esteri dhe Elinara kanë qenë dëgjueset e qeta të këtij momenti gazmor, duke treguar se edhe mes kushteve të vështira, shpirti i grupit dhe pozitiviteti mund të ruhet. Pas përfundimit të kafes së mëngjesit, fermerët janë përgatitur për detyrat e zakonshme në fermë, gati për një tjetër ditë pune.