Mëngjes i qetë në fermë , zgjimi plot përkujdesje i Erandit për Esterin dhe nisja e ditës mes detyrash
Mëngjesi ka zbardhur në fermë dhe dita ka nisur me ritmet e zakonshme. Fermerët janë zgjuar një nga një, duke u shpërndarë nëpër ambientet e fermës për të vijuar me detyrat e përditshme. Disa janë angazhuar me pastrimin dhe sistemimin e hapësirave, ndërsa të tjerë janë përqendruar në punët bujqësore.
Ndërkohë, në shtëpinë ku qëndron kryefermerja Ester. Erandi, një nga fermerët më është afruar me kujdes për ta zgjuar atë. Me përkëdhelje dhe fjalë të buta, ai e ka nxitur Esterin të zgjohet për të nisur ditën: “Hajde, zgjuahu, është koha të ndajmë punët”. Pasi është zgjuar, Ester ka nisur menjëherë diskutimin me Erandin për organizimin e ditës. Të dy kanë bashkëbiseduar për ndarjen e detyrave mes fermerëve.
Nga ana tjetër, Andrea është treguar ndër më të hershmit që ka nisur punën. Ai është parë që në orët e para të mëngjesit duke u kujdesur për bimët në pjesën bujqësore të fermës, duke treguar përkushtim dhe seriozitet. Dita ka nisur në mënyrë pozitive, me secilin nga fermerët që po kontribuon në mënyrën e vet për mbarëvajtjen e jetës në fermë.