loading

Mëngjes i qetë në fermë, Andrea nis ditën si kryefermer

Një mëngjes i qetë dhe i mbushur me aromë kafeje ka zbardhur në fermë. Fermeri i parë që është zgjuar sot është Andrea, i cili prej mbrëmjes së djeshme mban titullin e kryefermerit të javës, pas përzgjedhjes që u bë gjatë spektaklit Prime. Bashkë me këtë rol, Andrea kishte edhe privilegjin të zgjidhte shoqëruesen e tij, dhe ai nuk hezitoi të zgjidhte Big Mamën.

Frederik është zgjuar i pari ndër fermerët dhe pa u ndalur, është drejtuar menjëherë drejt kuzhinës. Me qetësi dhe përkushtim, ai nisi përgatitjen e kafes së mëngjesit.

Pak minuta më vonë, në kuzhinë është shfaqur edhe Big Basta, i cili i është bashkuar Frederikut në përgatitjen e kafes të mëngjesit, duke dhënë një atmosferë të ngrohtë dhe të qetë për fillimin e ditës.

Dy fermerët janë mbledhur në verandë për të shijuar kafenë dhe për të ndarë mendimet e para të ditës. Pa tensione dhe me një ritëm të ngadaltë, ky mëngjes në fermë ka sjellë një atmosferë harmonie, e cila duket se do të zgjasë të paktën deri në sfidat e ardhshme që i presin.

Roli i Andrea-s si kryefermer pritet të vihet në provë gjatë ditëve në vijim, ndërsa dinamika mes fermerëve sapo ka nisur të marrë formë.