Mëngjes energjik në fermë Big Basta, Ylli dhe Erandi nisin ditën me këngë dhe humor Andrea në qendër të diskutimeve
Mëngjes energjik në fermë Big Basta, Ylli dhe Erandi nisin ditën me këngë dhe humor Andrea në qendër të diskutimeve
Dita ka nisur herët në fermën më të ndjekur të momentit. Të parët që janë zgjuar këtë mëngjes ishin Big Basta dhe Erandi, të cilët vendosën ta nisin ditën me një bisedë të qetë por mjaft të ngarkuar me opinione për lojën që po luhet brenda. Në qendër të vëmendjes së diskutimeve ishte Andrea, një nga konkurrentët më tëcilin të dy fermerët kanë pasur hatërmbetje dhe deebate.
Të dy fermerët ndanë mendimet e tyre për mënyrën se si Andrea po menaxhon marrëdhëniet në fermë, duke përmendur se sjelljet e tij shpesh ndikojnë në atmosferën mesfermerëve. Nuk është hera e parë që emri i Andeas del në pah si figurë kyçe, si brenda lojës ashtu edhe në perceptimin e fermerëve për të.
Ndërkohë, fermerët e tjerë u zgjuan një nga një për t’u përgatitur për punët e ditës në stallë. Meqenëse kjo javë nuk ka asnjë kryefermer, të gjithë janë të detyruar të marrin përgjegjësi të barabartë për detyrat.
Big Basta dhe Erandi, të veshur për punë, e shoqëruan mëngjesin me këngë dhe batuta, duke sjellë një frymë pozitivenë fermë. Aty iu bashkua edhe Ylli, i cili pa hezitim u përfshi në ritmin e ditës. Të tre fermerët po përgatiten për të shkuar në stalla aty ku i pret puna dhe kafshët e fermës.