“Me Yllin nuk kishte shance”, Elinara dhe Andrea flasin për sfidën, fermeri: Unë nuk e kisha problem fare
Tensioni i spektaklit të djeshëm të “Ferma VIP” është zbutur disi sot, por bisedat për dyluftimet e humbura vazhdojnë mes fermerëve. Andrea dhe Elinara, të cilët dolën humbës nga sfidat e mbrëmjes së kaluar, kanë reflektuar mbi performancën e tyre dhe atë të kundërshtarëve.
Elinara shprehu hapur zhgënjimin e saj, veçanërisht përballë Yllit.
“Ti ishe me Anduelin dhe sido të ishte, ja le vetë, e mora vesh, se aty isha”, i tha Elinara Andreas, duke iu referuar ndoshta një lëshimi nga ana e kundërshtarit të Andreas.
Megjithatë, për sfidën e saj, ajo ishte e qartë: “Problemi është se me një gocë mbase kisha shanse, po me Yllin nuk kisha shanse. Ti e pe vetë” .
Nga ana tjetër, Andrea tregoi një qasje më të relaksuar ndaj humbjes së tij.
“Jo më, unë nuk e kisha problem fare”, tha ai, duke treguar se rezultati nuk e kishte shqetësuar shumë.
Pjesë nga biseda:
Elinara: Ti ishe me Anduelin dhe sido të ishte ja le vetë e mora vesh, se aty isha. Problemi është se me një gocë mbase kisha shance, po me Yllin nuk kisha shance. Ti e pe vetë.
Andrea: Jo më unë nuk e kisha problem fare
Elinara: E pe si ngeci Andueli, u rrotullua nëpër ato. Unë nuk u rrotullova, por e gjitha ishte që të mos rrëzohesha dhe shyqyr nuk rashë. Ylli e vuri këmbën në fillim dhe me një këmbë kapi tre se është dy metra
Andrea: Unë doja të më binte me Yllin.