loading

“Më vjen me qesh me ndërtimin e skenarit”/Andueli dhe Big Mama bisedojnë së bashku

Pas disa ditësh tensioni të heshtur mes Yllit, Erandit dhe Big Bastës, situata në fermë ka filluar të komentohet nga të gjithë. Çdo veprim, çdo fjalë dhe çdo heshtje është kthyer në subjekt diskutimi, ndërsa marrëdhënia mes të treve duket se është thyer.

Andueli ka shprehur hapur dyshimet e tij lidhur me këtë “përçarje”, duke u shprehur i bindur se gjithçka është një lojë e orkestruar. “Kjo është një lojë mes Yllit, Big Bastës dhe Erandit. Unë nuk e besoj këtë konflikt,”  tha ai, duke lënë të kuptohet se e sheh gjithë situatën si pjesë të një strategjie brenda lojës.

Por ndryshe mendon Big Mama, e cila ka dalë në mbrojtje të Yllit. “E njoh Yllin dhe këtë herë nuk ka asnjë lojë, duke iu referuar mënyrës si është distancuar nga grupi dhe mungesës së komunikimit të ndërsjellë.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Yllit dhe dyshes tjetër, por tensioni mes tyre ndihet në çdo cep të fermës. Çdo koment, çdo vështrim dhe çdo distancë po lë gjurmë në atmosferën e përditshme.