loading

“Më të bukurit”/Fermerët fillojnë punët ne stalla duke përkëdhelur kafshët

Pas ndarjes së detyrave nga kryefermerja Ester, atmosfera në fermë merr jetë. Fermerët lëvizin me ritëm dhe energji pozitive, të gatshëm për të përballuar një ditë plot angazhime. Elinara, Frederiku, Erandi dhe Big Basta janë ndër të parët që nisen drejt stallave.

Sapo mbërrijnë, gjithçka shndërrohet në një skenë të ngrohtë. Përpara se të nisin punët, fermerët përkëdhelin kafshët me dashuri, duke krijuar një lidhje të veçantë me to. Big Basta i afrohet Ozzit gomarit të fermës me kujdes dhe dashuri, duke e nxjerrë nga stalla për një shëtitje të vogël nëpër fermë. Momente të tilla e bëjnë ditën më të lehtë dhe më të bukur.

Nga ana tjetër, Erandi është përkushtuar plotësisht për t’u kujdesur për stallen e Ozzit, duke siguruar që gjithçka të jetë në rregull për komoditetin e kafshës. Ndërkohë, Big Basta dhe Frederiku janë përfshirë në pastrimin e stallave të lopëve një punë jo gjithmonë e lehtë, por që ata e kryejnë me zell.

Elinara, me një mënyrë krejt unike, kujdeset për kashët. Ajo u flet dhe u këndon atyre ndërsa i përkëdhel, duke krijuar një atmosferë qetësie dhe dashurie në mes të punëve të mëngjesit.

 

Ju Rekomandojmë