“Më shumë se këtu nuk ke qarë”/ Andrea dhe Big Mama dëgjojnë muzikë në verandë
Në verandën e Ferma VIP, mes tingujve nostalgjikë të muzikës së filmit klasik “Shamikuqja”, Andrea dhe Big Mama ndanë një moment të përlotur kujtimesh. Andrea i prekur thellë nga melodia, iu drejtua Big Mamës duke i thënë: “Sa kemi qarë me këtë filmin!” Andrea kujtoi me përmallim skena nga filmi, duke theksuar se “Shamikuqja” e kishte bërë të derdhte shumë lot çdo herë që e shihte.
Big Mama, me humorin e saj karakteristik, nuk ngurroi t’i përgjigjej Andreas me një batutë thumbuese, por plot të vërtetë: “Më shumë se në Fermë nuk ke qarë!” Kjo shkëmbim fjalësh solli të qeshura mes fermerëve, duke theksuar emocionet e forta dhe sfidat që ata po përjetojnë gjatë qëndrimit në fermë.
Ky episod dëshmoi edhe një herë anën njerëzore të fermerëve të Ferma VIP, teksa ndajnë me publikun jo vetëm garën dhe sfidat, por edhe kujtimet dhe emocionet që i bëjnë ata më afër njëri-tjetrit.