“Më sheh në ëndrra”, Andrea-Big Bastës: Loja jote është gjumi…
Ka vijuar gjithë mbrëmjen e sotme debati mes Andrea dhe Big Bastas ku mes tyre nuk kanë munguar thumbat dhe ironitë ndaj njëri-tjetrit. Andrea e akuzoi Big Bastën që e sheh vetëm në ëndrra dhe jo sesi luan ai në realitet.
Ndërkohë, Big Basta i tha që fakti që ngren zërin nënkupton që do të mbulojë pasiguritë që ka. Më tej, Andrea i tha se ndaj tij duhet ta ngrejë zërin pasi duhet ta zgjojë nga gjumi.
Pjesë nga debati:
Andrea: Më sheh vetëm në ëndrra e komenton realitet. Nuk është se ti sheh realitetin. Loja jote është gjumi. Nuk je i përfshirë. Ke nisur një debat dhe nuk ti ka vënë re askush.
Big Basta: Fakti që ti ngren zërin do të thotë që do të mbulosh pasiguritë që ti ke
Andrea: Unë nuk kam fare pasiguri, por kështu e kam tonin e zërit. Se me tipa si ty duhet ta ngresh zërin sepse je në gjumë dhe duhet të të zgjoj.
Big Basta: Je shumë lojtar i vogël, kisha prit shumë më shumë nga ty…