loading

Me lot në sy, Erandi lexon mesazhin prekës nga droni i ardhur për ty

Pas një dite të lodhshme, por të suksesshme në fermë, fermerët po shijonin momente qetësie në verandë, të ulur me kafen e pasditeve dhe duke shkëmbyer batuta. Por pikërisht në këtë çast qetësie, një surprizë emocionuese ka zbritur nga qielli: një dron që u shfaq papritur mbi fermë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ky nuk ishte një dron çfarëdo. Këtë herë, surpriza kishte emër  dhe ishte për fermerin Erandi. I mbushur me emocion dhe kuriozitet, ai u ngrit për të parë nga vinte ky gjest i papritur. Sapo lexoi mesazhin që shoqëronte dronin, sytë iu mbushën me lot:
“Shpirti i nënës, lufto me zemër, fito me krenari” një dedikim i thellë dhe prekës, që dukej se vinte nga zemra e familjes së tij, në nder të gjyshes së ndjerë, të cilën Erandi e ka përmendur shpesh gjatë qëndrimit në fermë.

I emocionuar deri në palcë, Erandi u ul në gjunjë dhe mes emocioneve  tha: “Nga qielli ma solle…”, duke prekur të gjithë të pranishmit. Fermerët shpërthyen në duartrokitje, në një moment solidariteti dhe ndjeshmërie të rrallë. Ky mesazh nga qielli nuk ishte vetëm një kujtim i dashurisë familjare, por edhe një dëshmi e forcës shpirtërore që mbartin banorët e fermës.