loading

“Më ka zhgënyer…”/Fermerët bisedojnë për Ester: Mundet të lëndoj dikë atje jashtë

Fermerët po kalojnë kohë pushimi; disa janë ende në kuzhinë duke gatuar, ndërsa disa të tjerë po bisedojnë së bashku. Në rastin e Nennës, Yllit dhe Big Bastës, fermerët po kalojnë një kohë relaksi dhe po shkëmbejnë batuta, si edhe biseda me njëri-tjetrin. Të tre fermerët kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë mes tyre madje, nga marrëdhënia që kanë ndërtuar, shpeshherë të tjerët i cilësojnë si një grup.

Gjatë bisedave, fermerët kanë diskutuar edhe për situatat që po ndodhin brenda në fermë. Një nga temat kryesore ishte Ester. Ishte Nenna ajo që tha se nuk mund ta kuptojë pjesën që Ester, te Njishi, ka marrë Anduelin, pasi ai është i lidhur dhe mund të lëndojë dikë jashtë. Nenna i referohet marrëdhënies mes Anduelit dhe Esterit, e cila është komentuar jo pak nëpër fermë. Ester është në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve, që mund të ndikojë në mënyrën si e shohin të tjerët brenda fermës.

Big Basta gjithashtu u shpreh se është mjaft e zhgënjyer nga Ester, dhe reagimi i menjëhershëm erdhi nga Ylli, i cili i tha: “Duhet ta prisje nga ajo, se nuk është hera e parë që e bën.”

Më pas, fermerët kthehen brenda në fermë, ku vazhdojnë me bisedat dhe batutat e tyre. Ester vazhdon të gatuajë për fermerët, ndërsa Big Mama vazhdon me punët e caktuara nga kryefermerja.

 

Ju Rekomandojmë