“Më ka marrë malli të ha bukë me mamin”, Limi i hap zemrën Big Mamës dhe Esterit
Fermerët janë angazhuar të gatuajnë për barbequen teksa të gjithë dorë më dorë po bëjnë punët për të gatuar e për të ngrënë sa më shpejt.
Ndërkohë, Limi si duket është përmalluar për nënën e tij dhe kjo ka ndikuar edhe pas ardhjes së dronit nga nëna dhe motra e tij. Fermeri u shpreh se e kishte marrë malli të hante bukë me nënën, ndërsa Big Mama dhe Ester i kanë kërkuar të heshtë pasi edhe ato ndjejnë të njejtën gjë. Limi tha se ky mall vjen si pasojë pasi ai jeton vetëm, ndërsa Big Mama rrëfeu gjithashtu se edhe ajo jeton vetëm, por ndryshe nga fermeri ajo shkon i takon më shpesh prindërit e saj.
Pjesë nga biseda:
Limi: Më ka marrë malli të ha bukë me mamin
Big Mama: Pusho
Ester: Rri tani të lutem
Limi: Ngaqë unë jetoj vetëm, ndërsa ju aty i keni pasur
Big Mama: Edhe unë jetoj vetëm, po një herë në dy-tre ditë shkoj atje
Limi: E di që ty të mungon më shumë se ne, se ne jemi mësuar nganjëherë pa të
Ester: Unë me atë flej
Limi: Seriozisht, uaa…