loading

“Më bën ti të jem i keq…”/Andrea-Anduelit: Mos më ngatërro me veten

Një debat i tensionuar ka shpërthyer sot në shtëpinë e Ferma VIP mes Andreas dhe Anduelit, duke kulmuar me akuza dhe zhgënjim. Zënka nisi kur Andueli i tha Andreas: “Ke harruar syzet atje”.

Përgjigja e Andreas ishte e prerë: “Nuk shkoj t’i marr, ti tregon veten. Je kalama!” Andueli e ktheu përgjigjen me ironi: “Tani e kuptove? Mos u mërzit.” Por Andrea nuk u përmbajt dhe shprehu zhgënjimin e tij: “U zhgënjeva!”

Debati mori një kthesë më të ashpër kur Andueli akuzoi Andrean: “Ik ore zhulaq, më trego mua zhgënjim, je mësuar të të ecë e jotja dhe kur të hasën sharra në gozhdë”.

Pika kulmore e zënkës ishte çështja e privatësisë dhe sendeve personale. Andrea shpërtheu: “S’duhet të fusje duart te valixhja, se nuk t’i kam prekur asnjëherë gjërat e tua. Mos fol më kalama, mos e prish tani në fund. Kjo është pabesi, fute duart i more e le aty”.

Megjithatë, Andrea nuk u ndal, duke theksuar sërish zhgënjimin e tij: “Je kalama, nuk e kupton. Ishte pabesi!” Andueli u përpoq të qartësonte: “Të thashë që do të t’i marr syzet…”

Pjesë nga biseda:

Andrea: Më ngatrron me veten plako

Andueli: Unë jam më keq se ty, më bën ti të jem më i keq. Unë ta thashë me mirësjellje, ma sill…

Ke harruar syzet atje

Andrea: Nuk shkoj ti marr, ti tregon veten. Je kalama

Andueli: Tani e kuptove? Mos u mërzit

Andrea: U zhgënjeva

Andueli: Ik ore zhulaq, më trego mua zhgënjim, je mësuar të të ecë e jotja dhe kur të hasën sharra në gozhdë.

Andrea: Sduhet të fusje duart te valixhja, se nuk ti kam prekur asnjëherë gjërat e tua. Mos fol më kalama, mos e prish tani në fund. Kjo është pabesi, fute duart i more e le aty.

Andueli: Ok

Andrea: Je kalama nuk e kupton. Ishte pabesi

Andueli: Të thashë që do të ti marr syzet…

Ju Rekomandojmë