loading

Mbyllet televotimi në Ferma VIP 2, kush janë fermerët që i shpëtojnë eliminimit

Big Basta Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Keisi dhe Elinara kaluan të gjithë në televotim gjatë spektaklit të së premtes, pasi grupi i tyre humbi sfidën. Pak çaste më parë u mbyll televotimi dhe Luana Vjollca lexoi emrat e tre fermerëve të parë të cilët do të vijojnë garën në Ferma Vip 2, të cilët janë Alba, Big Basta dhe Elinara. Më pas, ishte radha e Ron, Keisit dhe Nur që të vijojnë qendrimin në Fermë. “Fermeri i parë që vijon rrugëtimin në Ferma Vip 2 është Alba. Fermeri i dytë që do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ferma Vip 2 është Big Basta. Fermeri i tretë që do të vijojë rrugëtimin e tij në Fema Vip 2 është Elinara. Fermeri i katërt që do të vijojë rrugëtimin e tij në Ferma VIP 2 është Ron. Fermeri i pestë që do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ferma VIP 2  është Nur. Fermeri i gjashtë që do të vijojë rrutgëtimin e tij në Ferma Vip 2 është Kejsi”, thuhej në zarfin e lexuar nga Luana.

Ju Rekomandojmë