Mbyllet televotimi, Luana lexon emrat e katër fermerëve më pak të votuar
Pas mbylljes së televotimit Luana lexoi emrat e katër fermerëve që janë më pak të votuarit nga publiku. Fermerët më pak të votuar ishin Danela, Nur, Kejsi dhe Gani. “Kam në duar zarfin, pasi mbrëmjen e kaluar hapa një televotim. Kam në zarf emrat e katër fermerëve më pak të votuiar. Kjo përcakton televotimine radhës që ëhstë në rrezik eleminimi. Kush dëgjon emrin të dalë në mes të arenës. Renditja ëhstë e rëndësishme. Katër fermerët më pak të vituar futen automatikisht në formulën e cila çon në fund dy prej tyre. Fermeri i parë që kalon në sfidë është Nur, fermeri i dytë është Danela, emri i tretë që kalon në sfidë duke rrezikuar kështu një televotim që çon drejt eleminimit është Kejsi, dhe fermeri i katërt është Ganiu”, lexoi Luana në zarf. Ndërkohë që sipas rregullave të Agait pas sfidës mes katër konkurentëve dy prej tyre do të shkojnë në sfidë televotimi ku njëri prej tyre më pas do të lërë Fermën.