loading

Mbrëmje magjike në Ferma Vip, fermerët kërcejnë e këndojnë me njëri-tjetrin; vajzat dhurojnë spektakël

Një mbrëmje të veçantë sollën fermerët sonte në Ferma VIP2. Duke kënduar e kërcyer, fermerët i kanë vënë “flakën” Fermës. Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, fermerët filluan të kërcenin që në ambientet e brendshme të Fermës, ndërkohë që më pas kanë dalë në verandë. Por, edhe Andrea i cili ishte te Fakiri i ka shoqëruar fermerët duke kërcyer me ta nga distanca. Një moment qesharak ishte kur Andrea po kërcente me qentë dhe njërin nga ata e mori në krahë. Kërcime sensuale dhuruan dhe Limi me Albën, Limi me Keisin të cilët kërcyen vallëzim. Por nuk munguan as vajzat Nur, Ester dhe Alba të cilat të trija së bashku dhuruan një performancë shumë të bukur. Ndërkohë, Andueli kishte rrëmbyer fshesën dhe improvizonte veten sikur këndonte me një mikrofon të vërtetë. Surprizë e Agait për fermerët ishte dhe kënga e moderatores së Ferma Vip2, Luana Vjollca, të cilët ata e kërcyen dhe kënduan njëzëri.

Ju Rekomandojmë