“Mblidhja hekura…”, Andrea tregon histori nga fëmijëria e tij
Një moment plot emocione ka ndodhur në “Ferma VIP”, kur Andrea ka treguar disa nga historitë e fëmijërisë së tij bashkë me Esterin. Në një bisedë të qetë, Andrea ka ndarë kujtime nga e kaluara, duke e bërë atmosferën në fermë edhe më personale dhe të ngrohtë.
Fermeri ka kujtuar një episod nga fëmijëria e tij, kur ishte ende i vogël dhe jetonte në një fshat.
“Nuk kam ngrënë kurr mishin e pulave që kam rritur vetë”, tha fermeri, teksa ndau një nga kujtimet më të dhimbshme të fëmijërisë së tij, ku shprehu lidhjen emocionale që kishte me kafshët në periudhën kur ishte fëmijë.
Ndërkohë, biseda ka vijuar me Esterin që dukej gjithnjë e më e lodhur dhe gati për të rënë në gjumë. Andrea, i ndjeshëm ndaj saj, ka vazhduar të flasë për jetën e tij, ndërsa Esteri është lënë të qetësohet nga këto tregime.
Ky moment ka shërbyer si një mundësi për të njohur më thellë Andrean dhe për të krijuar një lidhje më të fortë mes tij dhe Esterit.
Pjesë nga biseda:
Andrea: Mbaj mend që u pastrua kanali te fshati im edhe unë kam qenë i vogël. Rrija aty poshtë dhe mblidhja hekura, se kishte hekura poshtë kanalit. Kap dhe hidh në karrocë dhe i shisja rreth 1-2 km larg në këmbë
Ester: Po si nuk ka histori pa kanale, hekura dhe kaposha, je lot përfundimisht
Andrea: Kaposhin kur ma thernin ia kam ngulur pulës atë bishtin e kaposhit dhe e mbaja si kaposh. Kam qarë shumë njëherë. Nuk kam ngrënë kurr mishin e pulave që kam rritur vetë.
Ndërkohë, Andrea ka vijuar të tregojë histori nga e kaluara, ndërsa Esterin ishte gati ta zinte gjumi në krevat.