Mbërrin një zarf në Ferma VIP, Agai sfidon fermerët: Përgjigju ose ha spec djegës!
Në Ferma VIP ka mbërritur një zarf, i cili ka një lojë për të gjithë fermerët. Është Big Mama, fermerja e cila po lexon zarfin, ku ndër rreshta theksohej që loja: zbulo, prano, sfido, do të zhvillohet nga të gjithë në mënyrë që fermerët të njihen sa më shumë me njëri-tjetrin. Ai që kundërshton të përgjigjet, ka si dënim që të hajë një spec djegës. “Ka ardhur momenti të zhvillojmë lojën, zbulo, prano, sfido, për tu njohur më shumë me njëri-tjetrin në një rotacion të cilin e vendosni ju. Secili prej jush duhet të zgjidhni një nga letrat. Mblidhuni të gjithë tek Living. Nëse dikush refuzon të përgjigjet duhet të hajë një spec djegës. Kujdes, loja duhet të respektohet dhe të shkojë deri në fund”, thuhej në zarf. Ndërkohë, menjëherë Big Mama filloi të shpërndajë letrat, ku të parën e mori ajo vetë. Pyetja për Big Mamën ishte se “cili mendonse është fermeri/ja me trupin më seksi”? Ndërsa këngëtarja tha me humor se mashkulli më seksi është Big Basta. Ndiqni videon për më shumë: