loading

Mbërrin në fermë zarfi i buxhetit, Big Basta lexon zarfin

Pasi përfunduan punët e ditës në fermë, fermerët u mblodhën në verandën e fermës për të diskutuar mbi buxhetin e ardhshëm. Në atë moment mbërriti zarfi i buxhetit të dërguar nga Agai, një moment ky i rëndësishëm për të gjithë fermerët, pasi ata do të kishin mundësinë të blinin artikuj të nevojshëm për jetën e përditshme në fermë.

Edhe pse nuk ka një kryefermer të emëruar këtë javë, Big Basta mori përsipër të lexonte zarfin dhe shpalli detajet e buxhetit, fermerët do të kenë 50% të buxhetit të bazuar në lojën që zhvilluan mbrëmë gjatë Prime. Kjo shumë do të shfrytëzohej për të blerë artikuj të nevojshëm për secilin fermer të fermës.

Pas këtij njoftimi, diskutimi për ndarjen e buxhetit u bë një temë e nxehtë. Dy nga fermerët, Andueli dhe Ester, propozuan që buxheti të ishte individual dhe të mos ndikonte në të gjithë grupin. Kjo sugjerim shkaktoi reagime të forta nga pjesa tjetër e fermerëve, pasi nuk gjeti mbështetje të gjerë. Elinara, e zemëruar nga kjo ide, i drejtohet Anduelit me një koment të ashpër: “Ti nuk mund të na thuash ne ngelet për tu parë dhe të marrësh gjërat tona!”

Tensionet u rritën më tej kur Erandi, i cili po ndiqte debatin, u ngrit nga tavolina duke thënë “Unë dal që tani!” dhe u largua nga diskutimi, duke lënë një atmosferë të tensionuar mes fermerëve. Duket sikur fermerët nuk janë akoma ndakort me njëri-tjetrin dhe nuk po gjejnë një urë komunikimi ose gjuhë të përbashkët.