“Mbahu në impaktin e parë”,Erandi këshillon Andrean për rolin e tij në komedi
Shfaqaj e Erandit merr jetë ne fermë. Këtu pasi fermerët kanë ditë që praktikohen për një shfaqje qe aktori Erandi ka shkruajtur vetë. Erandi me kujdes ka ndarë për secilin nga një rrol përkatës të përshtatur mjaft mirë me personazhin e secilit. Komedia që Erandi ka hedhur quhet ” Dasëm Amerikane”. Nga fermerët kjo komedi është pritur mjaft me entuziasëm dhe dashamirësi për të mësuar edhe secili rolin e tij me kujdes. Erandi është kujdesur që çdo gjë në këtë shfaqje të shkojë si duhet duke dhënë edhe këshilla të veta profesionale si një aktor profesionist që është. Duket sikur me këshillat e Erandit fermerët po bëjnë një punë të paqtë. Produkti final i kësaj shfaqeje prit të jetë sonte, ku fermerët do shfaqin talentin e pa parë të disa prej tyre në ekran.