“Mashkull i dobët”/ Nur i tregon Yllit për debatin me Andrean
Miqësia mes Nur dhe Andreas duket se është në një pikë kthese pas debatit që ata patën mbrëmë. Ajo që dikur dukej si një raport i afërt mes dy fermerëve, tashmë është kthyer në zhgënjim dhe distancë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Njishit, ku ndodhej si shoqëruesja e kryefermerit të javës Ylli, Nur ka hapur zemrën dhe ka folur për ndjesitë që po përjeton pas debatit me Andreas. Në një bisedë të sinqertë me Yllin, ajo u shpreh e tronditur nga fjalët e Andreas, duke përmendur se ai kishte thënë: “Ju vajzat jeni lecka të Limit.”
Ylli, i habitur nga kjo deklaratë, reagoi menjëherë: “Sa i pafytyrë!”
Nur vijoi: “I thashë Andreas, shyqyr se re pre e provokimit.” Ylli përpiqet ta ngushëllojë duke i thënë se kjo situatë nuk është fundi i botës.
Por zhgënjimi i Nurit ishte i qartë: “Nuk e prisja. Jam e dëshpëruar nga kjo situatë. Pas kësaj bisede, Ylli ka dalë nga Njëshi për të vazhduar detyrën e tij si kryefermer, duke zgjuar fermerët ende në gjumë. Megjithatë, roli i tij nuk po rezulton i lehtë. Në një bisedë të mëvonshme me Elinarën në verandë, ai nuk ngurroi të shprehë pakënaqësitë dhe vështirësitë që po përjeton gjatë javës si drejtues i fermës.