“Ma përdori mirësinë”, Big Mama-Limit për Albën: Do ia tregoj se si është provokimi
Pas debatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në fermën. Ku fermeret Big Mama dhe Alba u përfshinë në një debat që nuk kaloi pa u vënë re nga fermerët e tjerë. Shkaku i debatit ishte mungesa e pastërtisë në ambientet e përbashkëta, çka e bëri Big Mamën të reagojë ashpër ndaj Albës.
Pas këtij debati, edhe fermerë të tjerë nisën të shprehin hapur pakënaqësinë e tyre. Andueli, në një bisedë me Limin, komentoi: “Si ka mundësi që Alba është kaq e pisët?”, ndërsa Limi nuk u përfshi shumë në këtë temë, duke zgjedhur të mos reagojë.
Më vonë, edhe Frederiku shtoi një koment thumbues, duke thënë se “shtëpia pastrohet vetëm kur Alba nuk është aty”, gjë që u prit me të qeshura dhe nënqeshje nga disa prej fermerëve. Kjo situatë ka treguar një reagim gjithnjë e më të tensionuar për Albën, e cila duket se po përballet me një qëndrim të ftohtë nga shumica e fermerëve.