Luana Vjollca hap natën e 5-të live në Ferma VIP2, ‘provokon’ me shprehjen e veçantë: Njëherë të më provosh, gjithë jetën do më kërkosh!
Moderatorja Luana Vjollca ka hapur natën e 5-të të Ferma VIP2. Ashtu si në çdo hapje spektakli, moderatorja bukuroshe ka zgjedhur disa fjalë të veçanta edhe për sonte, ndërkohë që në studio ka patur edhe të qeshura. Luana tha se ajo është si ajo shprehja: “Njëherë të më provosh, gjithë jetën do të më kujtosh”. Pjesë nga diskutimi: Luana: Tani të flas pak për vete. Unë jam si ajo, njëherë të më provosh, gjithë jetën do të më kujtosh (të qeshura në studio). Kastro: Kjo dihet. Luana: Ore si moderatore thashë unë. Po ju si jeni. Si je ti Zhaku me Kastron? Zhaku: Njëherë të na provosh, do të na harrosh. (Sërish të qeshura në studio)