loading

Live nata e tretë e “Ferma VIP 2”/ Nga surprizat për fermerët te eliminimi “kokë më kokë”, çfarë pritet të ndodhë sonte

Një javë plot me sfida, lojëra, kërcim, këngë, debate e zënka. Një javë nga spektakli më i dashur për shqiptarët “Ferma VIP 2”. Ka filluar në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, nata e tretë live e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri “Ferma VIP 2”. Nën moderimin e Luana Vjollcës, 16 fermerë janë pjesë e këtij spektakli të veçantë, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Por, si e kanë përjetuar fermerët javën e parë të qëndrimit në Fermë? A janë ambientuar me kafshët? A i kanë zbatuar të gjitha detyrat e dhëna nga kryefermeri? Cila nga fermeret do të largohet nga Ferma sonte, duke humbur kështu edhe mundësinë për të fituar çmimin e madh? Cili do të jetë avantazhi i të eleminuarës për fermerët e tjerë? A do të kemi emra të rinj të cilët do t’i bashkohen fermerëve të tjerë sonte? Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e tretë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë