loading

Live nata e shtatë/ Thyerje rregullash dhe eliminim kokë më kokë mes Nur dhe Danelës, çfarë pritet të ndodhë sonte në “Ferma VIP2”?

Tre javë në Fermë! Dinamika, lojëra, xhelozi, ndjenja, shoqëri, debate dhe këngë e valle. Një eliminim kokë më kokë mes Danelës dhe Nur, cila do ta lërë sonte Ferma Vip2? Kush do të jetë kryefermeri i ri? Cili nga fermerët i ka thyer rregullat dhe a do të ketë ndëshkim për të? Çfarë po ndodh me të vërtetë mes Limit dhe Albës, a kemi një dashuri që po lind apo ndjenja të momentit? Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Surpiza dhe rrëfime prekëse do të ‘pushtojnë’ mbrëmjen e sotme, nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve të shkëlqyer Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël pikant. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e pestë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…