Live nata e pestë e “Ferma VIP 2”/ Sot eliminimi i dytë në Fermë, a ja kanë dalë me sukses fermerët për të zhvilluar sfidat e Agait?
Big Basta, Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Keisi apo Elinara cili prej fermerëve do të lërë garën mbrëmjen e sotme në Ferma Vip 2? Pas një fundjave me ankth për shkak të televotimit të hapur që ditën e premte për të eliminuar një prej fermerëve, dita e sotme në Fermë ka nisur me punë e pozitivitet. Kryefermer Andueli, i cili mban këtë detyrë, prej një jave ka vijuar sërish me strategjinë e ndarjes së punëve. Ndërsa, Agai edhe këtë fundjavë ka vënë në lojë konkurrentët. Sfida të vështira janë zhvilluar gjatë këtyre dy ditëve në fermë. Shpejtësia, shkathtësia, por dhe durimi janë elementët që iu janë dashur konkurrentëve për të kaluar me sukses çdo sfidë. Në qendër të kësaj jave ka qenë ruajtja e traditave dhe kulturës shqiptare. Përgatitja e flisë dhe e lakrorit në saç apo përpunimi i produkteve të bulmetit kanë sjellë gjithashtu shumë të qeshura, humor dhe argëtim në Femrën e VIP-ave. Punimi i tokës ka shkaktuar gjithashtu momente pikante gjatë kësaj fundjave. Si një sfidë nga Agai ky moment ka sjellë edhe anëtarëve të grupit humbës, Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera. Çfarë po ndodh me raportet e krijuara në fermë, si do të shkojë marrdhëniet e tyre? A janë krijuar miqësi të vërteta? Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e pestë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…