loading

Live nata e gjashtë/ Debate dhe tensione mes fermerëve, sfida e kërcime; çfarë pritet të ndodhë sonte në “Ferma VIP2”?

Edhe pse nuk janë bërë akoma 20 ditë nga fillimi i spektaklit të “Ferma Vip 2”, kjo javë ka patur debate dhe dinamika të paparashikuara, si dhe shumë momente emocionuese mes fermerëve. Vetëm 35% buxhet, si pasojë e sfidës së humbur në spektaklin e së hënës, ka vënë fermerët në vështirësi për menaxhimin e shumës për ushqimet dhe cigaret. Agai sërish u tregua zemërgjerë, duke i dhënë edhe një tjetër mundësi fermerëve për shtimin e buxhetit. Një sfidë për Anduelin, Big Bastën, Andrean dhe Yllin, do të bënte që fermerëve t’ju rritej buxheti. Katër fermerët do të mbushnin dy kova me ujë me anë të lugës së gjellës në një kohë prej një ore, por duke qenë se sfida nuk kaloi me sukses 4 fermerët u dënuan duke u dërguar në shtëpinë e fakirit. Por ky vendim, i cili u shoqërua me penalizime si; moskomunikimi me pjesën tjetër të konkurrenteve, është munduar të pritet me pozitivitet nga 4 fakirët. Kryeplak Albano edhe këtë javë ka bërë më së miri punën e tij, ku veç organizimit të sfidave ka sjellë shumë të qeshura në Fermë. Punimi i parcelave dhe mbjellja e perimeve ka vënë në lëvizje të gjithë fermerët, ku secili nga ata ka bërë detyrën e tij. Sfida ka sjellë debate për ndarjen e grupeve e deri te tensionet e zërat e ngritur, veçanërisht mes konkurrentëve që humbën sfidën. Gjatë këtyre ditëve në fermë ka patur momente tensioni, rregulla të thyera, prishje miqësish, por dhe fillime të reja. Limi dhe Alba u bënë subjekt i spekulimeve për momente intime mes tyre. Këto pamje kanë ngjallur diskutime, duke u komentuar si një pikënisje e re në marrëdhënien e tyre, por a ishte kjo një lojë nga dy fermerët? Një televotim i hapur prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, do të sjellë të tjera dinamika në lojë. Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e pestë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë