loading

Lista e buxhetit/ Erandi ‘thumbon’ fermerin: Merrni një lodër për Yllin

Tensione dhe ironi kanë shoqëruar ndarjen e buxhetit javor në shtëpinë e “Ferma VIP”, ku një shkëmbim batutash mes Erandit dhe Yllit ka ndezur atmosferën.

Teksa fermerët diskutonin për menaxhimin e parave, Erandi nuk ka humbur rastin të thumbonte Yllin. Duke iu drejtuar Big Mamës, ai sugjeroi me ironi që me paratë e buxhetit të blinte “ndonjë lodër, ndonjë rrake (lodër për fëmijët e vegjël që bën zhurmë) apo një dylbi për Yllin”, duke nënkuptuar se ky i fundit kishte nevojë për gjëra të tilla.

Përgjigja e Yllit ishte e menjëhershme dhe po aq thumbuese. Ai i ktheu Erandit: “Merre një salmon se e ke pasur qejf, të ka ngel ëndërr dhe s’ta plotësoi Frederiku”. Kjo batutë referohej një dëshire të mëparshme të Erandit, e cila duket se nuk ishte realizuar, duke e vënë atë në një pozitë të sikletshme.

Ky debat ka shtuar kureshtjen e publikut për dinamikat e brendshme mes fermerëve dhe se si do të evoluojë marrëdhënia mes Erandit dhe Yllit pas këtij shkëmbimi batutash.

Ju Rekomandojmë