Limi i “hap” zemrën Yllit, flet sërish për djalin: Fëmijët duhet të rrijnë me nënën deri 14-vjeç!
Limi ka folur sërish për dalin e tij, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga Ylli. Gjatë bisedës, Ylli e pyeti Limin se sa kohë ka pa e parë djalin e tij, ndërsa ai tha se kishte një muaj që e kishte takuar. Ylli gjithashtu tha se e kuptonte shumë mirë situatën e tij, pasi tha se dhe ai kishte një rast të ngjashëm. Limi dhe Ylli të dy dakordësuan se fëmijët duhet të rrijnë me mamin e tyre deri në një moshë minorene. Pjesë nga biseda: Ylli: Sa kohë ke ndenjur me djalin Limi: Para një muaji ishte dy ditë Ylli: Dy ditë janë si dy vite Limi: Para 6 muajsh, ndenji një muaj në verë Ylli: Sa mirë Limi: Atje jashtë është tjetër sistem, nëna e tij punon, ka shkollë Ylli: E di që të mungon se dhe unë kam një rast të tillë Limi: Jam mësuar tani Ylli: Jeta është mizore. Por është për të mirën e tij që është jashtë vendit. Se po të kishte qenë në Shqipëri, do e kishe ndjerë mungesën, pse nuk është te mami i tij. Fëmijët gjithmonë thonë o nëna ime, asnjëherë babë. Limi: Për mua fëmijët duhet të rrinë me mamin e tij deri në 14 vjeç, pastaj del në jetë dhe i duhet baba. Nana të duhet gjithë jetën, por babi i jep suport. Ylli: E vërtetë, ashtu është. Nëna është “kusia më e zezë në botë, por për fëmijën e vet është më e bardha”. Pas kësaj bisede të ndjeshme, të dy fermerët kanë vijuar një tjetër bisedë në vazhdim.