loading

Limi-Albës: Unë atë që ndjej e them gjithmonë

Në fermë, Alba dhe Limi patën një bisedë të sinqertë për marrëdhënien e tyre. Pas disa situatave me tension dhe mosmarrëveshje, Alba shprehu dëshirën që ata të komunikojnë më mirë si edhe të gjejnë një urë të përbashkët komunikimi . Alba e pyeti gjithashtu nëse Limin e kishte shqetësuar droni që erdhi në fermë  për fermeren një ditë më parë, por Limi u shpreh se nuk ishte prekur nga ajo situatë dhe se nuk e sheh si problem. Në fund, Alba theksoi se ndonëse ndodhen në një lojë, ndjenjat që ka për Lim-in janë reale: “Gjithçka këtu është lojë, por marrëdhënia jonë nuk është lojë.” Kjo bisedë duket si një përpjekje për të kthyer qetësinë mes tyre dhe për të vazhduar më me mirëkuptim në lojë.