“Lëvizje e zgjuar”, opinionistët për eliminimin e Ronit nga Big Basta: Edhe me bukë e presh mund t’ia kishte dalë
Big Basta, si më i preferuari nga publiku mes të eliminuarve iu dha një avantazh në lojë: Shpëto të eliminuarin, që publiku kishte zgjedhur Ronin dhe merr 10% buxhet, ose largo të eliminuarin dhe merr 100% buxhet.
Big Basta zgjodhi opsionin e dytë, duke larguar përgjithmonë nga Ferma VIP 2 Ronin.
Opinionistja Zhaku, u shpreh se e sheh lëvizjen e Big Bastës një strategji në lojë, duke e përkrahur për vendimin.
“Mua mu duk zgjedhje e zgjuar, lëvizje me mend. E përgëzoj Big Bastën. Veprim i duhur, strategjik. Për mua bëri atë që dhe unë do kisha bërë”, tha Zhaku.
Edhe Kastro Zizo deklaroi se nga strategjia e lojës ishte një lëvizje e zgjuar, teksa shtoi se nga ana njerëzore mund të ushqeheshin edhe me presh e kos dhe do ia dilnin.
“Aty janë për të fituar lojën. Nga strategjia e lojës ishte një lëvizje e zgjuar. Nga ana tjetër, nga ana njerëzore, edhe me pak bukë dhe presh mund t’ia kishte dal. Por, aty janë fut secili tek e tek e do dalin po vetëm”, tha Kastro Zizo.