loading

“Kush ta sjell kafen në krevat ty?”/ Erandi dhe Big Basta vazhdojnë kujdesen për kafshët

Mëngjesi i finalistëve në fermë vazhdon me ritëm të pandalshëm dhe dy emrat që spikasin edhe sot janë sërish Erandi dhe Big Basta. Dyshja ka marrë përsipër gjithë përkujdesjen për kafshët dhe po e bën këtë me shumë dashuri, përkushtim dhe si gjithmonë  me humor.

Pas përkujdesjes për dhitë dhe Ozzin, këtë herë finalistët janë zhvendosur në stallën e derrave, ku atmosfera nuk ka qenë aspak e zakonshme. Me përkëdhelje dhe fjalë të ngrohta, të dy treguan se çdo kafshë, pa përjashtim, meriton dashuri dhe vëmendje.

Erandi, pasi i ushqeu derrat, nuk harroi të shtojë një nga batutat e tij karakteristike: “Kush jua sjell tjetër në krevat kafen?”

Ndërkohë, Big Basta ka marrë përsipër pastrimin e stallës, me kujdes dhe qetësi, duke treguar sërish se është një nga banorët më të përkushtuar të fermës.

Pas punëve në stallën e derrave, Erandi ka futur dhitë në stalla, të cilat ishin tashmë të pastruara dhe gati për mirëpritjen e kafshëve. Edhe njëherë, me batuta dhe përkëdhelje, ai ka shfaqur lidhjen e tij të veçantë me jetën në fermë.

Në fund, Erandi ka shpërndarë ushqim për dhitë dhe delet, duke mbyllur ciklin e mëngjesit me të njëjtin përkushtim që e nisi.