loading

“Kush je ti?” Andueli debat me Yllin, fermeri e ironizon: Nuk i bindem kryefermerit

Një skenë përplot tension (dhe humor të fshehur) është zhvilluar mes kryefermerit Anduel dhe fakirëve në Ferma VIP. Ai ka shkuar në shtëpinë e fakirit për t’u komunikuar detyra konkrete për punët në stallë. Por, përballja mori menjëherë një kthesë dramatike që në fakt është pjesë e misionit të fshehtë që po kryejnë fakirët, për të kundërshtuar kryefermerin si pjesë e lojës së Agait.

Ylli, në një skenë që ngjante me një dramë të vogël televizive, u kthye nga të tjerët dhe tha qw do tw kujdeset ai sot pwr punwt nw stallw.

Pjesë nga biseda:

Ylli: Kush je ti

Andueli: Kryefermeri Andueli

Ylli: Kryefermer ti?

Andueli: Hera e fundit Big Basta, je i sigurtë që nuk do vish është urdhëri i Agait a e ke lexuar zarfin

Ylli-Nennës: A të shkoj unë?

Nenna: Si të duash ti mos më pyet mua

Ylli: Big Basta a të shkoj unë apo jo?

Big Basta: Shko o vlla, pse mua po ma dëgjon fjalën ti

Andueli: Hajde pastro stallën

Ylli: Do shkoj unë për ju, mos hajdeni ju

Big Basta: Shko pastro ti Ylli, edhe me ty Nenna jam shumë i zhgënjyer

Nenna: Pse të zhgënjeva?

Megjithëse biseda u duk si një përplasje reale, në fakt gjithçka është pjesë e misionit sekret të fakirëve, të cilët, sipas urdhrit të Agait, duhet të nxisin kryengritje ndaj kryefermerit dhe të mos binden, pa e zbuluar që është një lojë.

Ky moment u kthye në një skenë të paharrueshme për ndjekësit e Ferma VIP, që vazhdon të surprizojë me dinamikat mes lojës dhe realitetit, ku çdo debat mund të jetë një strategji, dhe çdo thyerje rregulli… një mision nga Agai!