“Kush je ti?” Agravon debati mes Ester dhe Nennës: Ke bërë familjen time të shkallojë nga trutë e kokës…
Emocionet në Ferma VIP nuk janë ndalur as pas përfundimit të sfidës kreative mes dy grupeve. Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy fermereve, Ester dhe Nenna, të cilat u përfshinë në një debate të zjarrtë që tensionoi atmosferën brenda Fermës. Debati e kishte nisjen që gjatë spektaklit live të mbrëmjes së djeshme.
Ndërkohë, dy fermereve nuk u ka dalë akoma inati me njëra-tjetrën, teksa sot janë përplasur ashpër.
Gjithçka nisi pas përfundimit të sfidës me tematika verore, ku mes akuzave personale dhe fjalëve të forta, debatit i mungonte kontrolli. Ester reagoi me tone të larta pas disa fjalëve që i konsideroi fyese dhe të papranueshme:
“Kam bërë unë veten që të më fyesh ti mua familjen… kush je ti moj?”, u shpreh ajo e acaruar, duke theksuar se sjellja e Nennës kishte lënduar jo vetëm atë, por edhe familjen jashtë e saj jashtë Fermës.
Nga ana tjetër, Nenna u përpoq të përgjigjej me po aq intensitet, duke deklaruar:
“Unë jam Nenna queen… Qenka keq me ta kthy në të njëjtën monedhë, si jam ndjerë unë”, u shpreh ajo.
Përplasja mori hov me replika të forta mes dy vajzave, ku përfshiheshin akuza për ofendime personale, krahasime të jetës jashtë fermës dhe ironi që thelluan përçarjen mes tyre. Pranë vajzave ishin edhe Andrea me Anduelin të cilët herë pas herë u munduan të qetësojnë situatën mes dy fermereve.
Pjesë nga debati:
Nenna: Ti e bëre veten
Ester: Kam bërë unë veten që të më fyesh ti mua familjen me shkallu nga trutë e kokës që a jam mirë unë apo jo. Kush je ti moj, kush je ti
Nenna: Unë jam Nenna queen
Ester: Kush të ka gënjyer ty njëherë, kush je ti, kush je ti që bën nënën time, babain tim, vëllezërit e mi të shkallojnë nga trutë e kokës dhe të qajnë, kush je ti (acarohet fermerja)
Nenna: Qenka keq me ta kthy në të njejtën monedhë, si jam ndjerë unë
Ester: Po sjam ti unë, s’bëj masazhe me vaj unë
Nenna: Edhe 100 jetë po ti kesh ti…, ti i bën masazhin me duar të thata
Ester: unë nuk jam ty
Nenna: Nuk mund të bëhesh si unë
Ester: Mos u bëfsha kurrë si ty, po të jem unë 29 vjeçe dhe të kem këto mend unë kurrë mos u bëfsha
Nenna: Ti 24-vjeç e di se çfarë je, ato çfarë mi thua mua ti je dyfish
Ester: Pse drishesh?
Nenna: Po frikësohem nga ty