Kush janë grupimet brenda Fermës? Ja si përgjigjet Frederiku
Java e dytë e Ferma Vip ka sjellë dhe ndarjet e para, ku fermerët po zgjedhin të krijojnë aleanca. Një ndër personat që dyshon më fort se brenda Fermës ka aleanca është Frederiku. I pyetur nga Luana se kush mendon se janë grupimet brenda Fermës, Frederiku nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Pjesë nga diskutimi: Luana: Frederik ke folur aty për grupe, kush janë? Frederiku: Më pëlqejnë grupimet kur janë për luftë, edhe për punë do të ishin të mira. Kur janë 2-3 vjaza bashkë, muhabeti shkon më tepër. Unë kam grup edhe Albin edhe Andrean edhe Big Bastën, edhe Ronin. Luana: Në klip shprehesh se je në grupin e intelektualëve? Frederiku: Të gjithë janë intelektualë këtu përveç intelektualëve. Luana: Vetëm troç nuk po flet. Frederiku: Nganjëherë më duket vetja si edukator, edhe themi ndonjë fjalë për humor, shumë nuk kuptojnë gjuhën, na duhet përkhyes ndonjëherë. Luana: Me kë e ke? Frederiku: Kam pas shqtësime me Ganin edhe me për Yllin është i kuptueshëm, është edhe Nuri, dhe krijohet njëlloj ashtu. Pastaj vijnë me radhë të tjerët. Megjithatë neve nuk na vret.