loading

Kur do të martoheshim më dhunoi/ Big Mama tregon historinë e saj: Më kishte rënë në kokë…

Një nga momentet më të sinqerta dhe emocionale në fermë erdhi gjatë një bisede mes Big Mama-s dhe Esterit, ku këngëtarja dhe fermerja tregoi një anë krejt tjetër të saj. E ulur në verandë dhe të shoqëruar nga këngë dhe batuta, Big Mama foli për herë të parë për një kapitull të errët të jetës së saj personale.

Biseda nisi me mallin për familjarët, por mori shpejt një kthesë më të thellë. Kur Ester e pyeti me humor “Kur do martohesh?”, Big Mama u përgjigj duke qeshur: “Asnjëherë.” Por pas kësaj batute nisi një rrëfim që rrallë është dëgjuar nga ajo.

“Kam qenë vajzë në karrierë, gjithmonë kam dashur të arrij sukses,” tha ajo, duke shtuar se, nën këmbënguljen e familjarëve, ishte lidhur me një person përpara se të kryente një operacion të rëndësishëm. “Për asgjë nuk jam pishman, vetëm që e kam njohur atë,” tregoi këngëtarja me emocion.

Big Mama rrëfeu se marrëdhënia që kishte nisur me shpresë, përfundoi në një histori dhune dhe zhgënjimi. “Nuk isha e lumtur, prindërit i gënjeja. Ai person më largoi nga puna, nga profesioni, nga shoqëria,” u shpreh ajo me dhimbje, duke zbuluar se kishte pasur edhe një të tretë në lidhjen e tyre. . Fermerja tregon se në fillim ishte pak skeptike për këtë marrëdhënie ku sipas saj nuk e njihte dhe aq mirë ate djalin.

“Më kishte rënë në kokë për atë djalin”, por pas disa kohësh filloi dhuna. Fermerja u shpreh se i dhemb si histori dhe nuk ka dashur kurrë ta shprehi. Me këtë bisedë ne zbulauam një anë tjetër të Big Mamës me një rrëfim të cilin nuk e kishim dëgjuar më parë.

Ju Rekomandojmë